Basha mbyll protestën: Këndon himnin; Rama: Protestë, as e madhe dhe as e denjë
Opozita ka mbyllur protestën e radhës ndërsa aktet e dhunës kanë qenë në shtim.
Ka qenë Lulzim Basha ai që këndoi himin në përfundim ndërsa tha se do të ketë protesta të tjera, por pa përcaktuar një datë.
Gjatë së premtes janë parë më tepër efektivë të policisë së plagosur, më tepër bojë mbi muret e Kryeministrisë dhe një automjet i djegur para Kuvendi.
Gjithashtu edhe nga ana e militantëve të opozitës janë shënuar disa të lënduar. Por Kryeministri Rama ka bërë një shënim të fundit rreth orës 22:30.
Ai shkruan se protesta e së shtunës nuk ishte as e madhe dhe as e denjë.
“Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica ështē shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për PD-LSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30 qershor” , shkruan Edi Rama në Twitter.
Fraksion.com