Tension te 313, vëllai i Admir Murataj s’lejohet të shkojë në varrim
Tension në burgun 313 në kryeqytet. Aleksandër Murataj nuk i është dhënë leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të marrë pjesë në varrimin e vëllait Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë përplasjes me armë me policinë pas grabitjes në Rinas.
Kjo gjë ka ngjallur zemërim jo vetëm tek ai por edhe tek shokët e tij në burg të cilët janë rebeluar duke shkaktuar një situatë të pazakontë.
Murataj kishte kërkuar leje prej autoriteteve dy ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore që zhvillohet sot në Tropojë, në vendlindjen e tyre.
Aleksandër Murataj ndodhet në burgun 313 ku vuan dënimin me 16 vite për grabitjen e 2 milionë eurove nga blindat në Rinas, ndërsa për të gjithë grupin në total Gjykata dha 127 vite burg.
Fraksion.com