AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Serbët e veriut nisen në këmbë drejt Beogradit

Më shumë se 100 qytetarë serbë janë parë mëngjesin e sotëm rreth orës 9:30 duke ecur në këmbë drejt kufirit të Jarinjës, ndërsa pas pak shumica e tyre janë kthyer mbrapa.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se prej tyre rreth 15 qytetarë kanë kaluar në këmbë kufirin dhe janë nisur në drejtim të Beogradit për të marr pjesë në tubimin që do të mbahet më 19 prill në mbështetje të presidentit Aleksandar Vuçiç.

Gjithçka ka shkuar qetë dhe është vëzhguar nga policia ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.

 

Fraksion.com