Sekuestrohet një dorashkë 3 ditë pas grabitjes në Rinas
Një dorashkë duket se është prova e fundit e sekuestruar nga policia për grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasi. Një dorashkë e hedhur nga autorët në ferrat pranë tuneleve ku u gjet makina e dytë është sekuestruar sot nga grupi hetimor, tre ditë pas ngjarjes, shkruna balkanweb.
Por ekspertë të policisë janë rikthyer në vend edhe për gjetjen e provave të tjera që mund të ndihmojnë hetimet dhe zbulimin e autorëve të grabitjes së 10 milionë eurove të bankave shqiptare që do të udhëtonin drejt Austrisë me një avion ku ndodheshin edhe 160 pasagjerë.
Ngjarja ndodhi në orën 15:00 të së martës, ndërsa pati dhe shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, që cilësohet si kreu i grupit të grabitësve, i akuzuar më parë edhe për grabitje të tjera.
Fraksion.com