AktualitetRajoniTë fundit

Raporti: Mafia italiane po pushton Europën

Agjencia prestigjoze e lajmeve AFP shkruan se mafia italiane ka shtrirë aktivitetin e saj të gjerë kriminal në Itali e më gjerë, duke fituar gjithnjë e më shumë terren. Ekspertët vlerësojnë se mafia italiane po shndërrohet në një kancer social dhe ekonomik për Europën.

Mafia e njohur “Ndgraheta” e Kalabrisë vijon të jetë efektive, pavarësisht arrestimeve masive të mbi 90 anëtarëve të saj gjatë kohëve të fundit. Ndërsa mafia siciliane “Cosa Nostra” ka shtrirje dhe vepron në shtete të tilla si Australia, Kanadaja dhe SHBA-ja, përpos se në Europë.

re grupet kryesore, Cosa Nostra, Kamorra napolitane dhe “Ndragheta”, në bazë të Interpolit, përbëjnë mafiet më të rrezikshme në glob. Fuqia e tyre qëndron në kontrollin dhe shfrytëzimin e territorit ndër komunitete.

foto galeri

Eksperti i mafies Cristiano Tomassi thotë se mafiet italiane kanë zaptuar territore të tëra në Europë, duke blerë pasuri të patundshme të konsiderueshme.

Mafia italiane përqëndrohet kryesisht në krimin e trafikut të drogës, pastrimin e parave, falsifikimin e valutave dhe mallrave, si dhe trafikimin e mbetjeve toksike.

Raportet tregojnë se ndërhyrja e mafies italiane në ekonomi dëmton ekonominë kombëtare të vendeve europiane.

 

Fraksion.com