AktualitetPolitikëTë fundit

“Kupola e shtetit e përfshirë në skandal”, Balla: Vetëmbytet në çorbën që gatoi me babale&co

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratave të Bashës në lidhje me marrjen të pandehur të ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji. Ndërsa Basha thotë se kupola e shtetit është përfshirë në një skandal, Balla thotë se ai po mbyetet në atë që e quan çorbë të gatuar nga Basha me babale&co.

“I dënuari penal Lulzim Basha, i gjetur fajtor për gojën e shthurur me vendim gjykate, vijoi sot të vetë-mbytet në çorbën që vetë gatoi me babale&co. Tani që erdhi dita e gjykimit, ky gojë-prishur e paska nxjerrë kokën e hallit që e ka zënë, duke kërcënuar dhe refuzuar drejtësinë. I bindur se del humbës në zgjedhje sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Luli&co, opozita po tenton të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet”,- shprehet Balla.

Më tej Balla thotë se, Basha ka frikë nga vettingu. Po sipas tij, sot në Elbasan policia ka zhvilluar një operacion antidrogë dhe ka shoqëruar shumë persona me precedent penalë, mes tyre një shok të Bashës. Balla poston edhe foto të këtij të fundit me Bashën.

“Frika më e madhe e Lulit është zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingut, pasi drejtësia e re e pavarur që po krijohet nuk do të pyesë se kush je, sa para ke, apo çfarë pozicioni politik ke. Forca e Ligjit do të vijojë të godasë fort dhe pa kompromis, sikurse u godit krimi dhe sot në Elbasan. Siç raportojnë mediat Policia e Shtetit ka realizuar me sukses një operacion antidrogë, nga i cili janë shoqëruar mbi 10 persona me precedentë penalë, të paktën njëri prej tyre mik i Lulit”, thotë Balla.

 

Fraksion.com