AktualitetPolitikëTë fundit

Kryeministri Rama flet mbi takimin në Dubrovnik me homologun Tsipras

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun grek Tsipras gjatë zhvillimit të samitit 16+1 mes vendeve te Europës Juglindore dhe Kinës.

Zyra qeveritare për shtyp lëshoi para pak minutash një njoftim të shkurtër duke mos dhënë asnjë detaj mbi rezultate të mundshme të takimit

Njoftimi u mjaftua në argumente të përgjithshme:

“Biseda mes kryeministrave shqiptare dhe grek u përqendrua në reformat e ndërmarra nga Shqipëria me synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si edhe në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe jo vetëm në rrafshin politik e të fqinjësisë së mirë, por edhe në shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja”.

Në deklaratë thuhet edhe se “Kryeministri Rama vlerëson qëndrimin e Athinës zyrtare mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe rolin që qeveria greke luan për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE”.

 

Fraksion.com