Life StyleTë fundit

Kim Kardashian studion 18 orë në javë, për tu bërë avokate

Kim Kardashian nuk dorëzohet! Pasi bëri për vete një botë të tërë me fotografitë e saj të nxehta, është gati për t’iu përkushtuar një profesioni serioz.

Bashkëshortja e reperit Kanye West, në një intervistë për revistë n ‘Vogue’ ka treguar se ka nisur seriozisht të studiojë pasi dëshiron që të bëhet avokate brenda vitit 2022.

Për t’ia arritur qëllimit të saj, thotë se që nga vera që lamë pas, studion plotë 18 orë në javë. Tregon se pasionin për drejtësi e ka në vena, pasi i ati Robert Kardashian ka qenë një avokat i rëndësishëm pjesë e studios ligjore të O.J. Simpson.

Kim tregon se ka pasur gjithmonë interes për çështjet ligjore, por se tani ndjen se ka ardhur koha për t’iu përkushtuar seriozisht, shkruan noa.al.

Në California, SHBA, nuk ka nevojë për diplomë për tu bërë avokat, mjafton që të merret provimi, pas mësimeve katër vjeçare.