AktualitetTë fundit

Ish-deputeti Salianji e 3 të tjerët kalojnë në gjykim për ‘Babalen’

Gjykata e Tiranës ka vendosur të nisë procesin e gjykimit për dosjen “Babalja”.

Ka  përfunduar seanca paraprake për dosjen dhe gjykatësi paraprak firmosi për kalimin e çështjes në gjyq.

Katër të pandehurit në seancën që zgjati jo pak kërkuan pushimin e gjykimit, kërkesë e cila nëse do ishte pranuar, do konfirmonte faktin se prokuroria kishte dështuar me hetimet e saj.

Të pandehur janë ish-deputeti Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe gazetari Jetmir Olldashi për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Sot Salianji deklaroi se nuk intimidohet nga paditë ndaj tij dhe se do të ketë surpriza të tjera në të ardhmen.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com