Harry dhe Meghan, detaji që nuk dinim për lindjen e bebit
Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle e kanë vendosur! Lindja e fëmijës së tyre të parë, i cili pritet të vijë në jetë këto ditë, do të bëhet në mënyrë tejet private.
Meghan ka vendosur që të lindë në shtëpinë e tyre në Frogmore, ku dhe është transferuar prej pak kohësh me Harry.
Ush-aktorja dëshiron që të ndjekë gjurmët e mbretëreshës, e cila i solli në jetë fëmijët e saj në pallatin mbretëror Buckingham Palace dhe në rezidencën Clarence House.
Mediat britanike shkruajnë se çifti nuk ka preferuar asnjë spital, duke dashur që lindja të jetë private.
Në komunikatën zyrtare të pallatit mbretëror thuhet se, “Duka dhe dukesha e Sussex ju janë mirënjohës për urimet tuaja në pritje të fëmijës së parë. Por kanë vendosur që ta ruajnë tejet private, ardhjen në jetë të fëmijës”.
Kështu ndryshe nga princi i kurorës angleze William dhe e shoqja Kate Middleton, Harry dhe Meghan nuk do të pozojnë para spitalit me fëmijën në krahë, shkruan noa.al.
Deri më tani çifti ka preferuar që të mos e bëjë publik gjininë e foshnjës, gjë që do të mësohet vetëm pas lindjes.