AktualitetTë fundit

Arrestohet në Elbasan një nga grabitësit e Rinasit

Tre ditë pas grabitjes së bujshme në Rinas, është ndaluar në Elbasan një person që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Sipas raporteve të Report Tv, mësohet se personi i ndaluar është me inicialet A.H.

Ai dyshohet se ishte i përfshirë në grabithjen e bujshme në pistën e avionit të Rinasit.

Sipas informacioneve të para shtetasi me iniciale A.H dyshohet se është një nga 5 grabitësit e Rinasit.

Nga informacionet e para rezulton se personi që është shoqëruar, është një ish-efektiv  policie që ka shërbyer në Elbasan.

Nga ekspertiza që është bërë rezulton se nga telefonatat që kanë bërë autorët, ish-efektivi ka komunikuar me grabitësit e Rinasit dhe ka elementë të bashkëpunimit.

 

Fraksion.com