Rama në parlament: Në maj hapja e negociateve
Kreu i qeverisë tha sot se në fund të majit do rekomandohet pa kushte integrimi i Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në parlament dhe ka folur për negociatat me BE-në.
“Progresi në fund të majit do rekomandojë pa kushte integrimin e Shqipërisë. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat me BE, është shumë e rëndësishme që të kuptohet që çelja e negociatave është një vendim që merret nga Këshilli Evropian. Vendimmarrja në KE është rezultat i debatit të brendshëm atje.”, tha ai.
Fraksion.com