Lajmi i Fundit: Julian Assange nxirret nga ambasada e Ekuadorit dhe arrestohet
Themeluesi i Wikileaks Julian Assange është arrestuar nga policia britanike në ambasadën ekuadoriane në Londër.
Zyrtarët ekzekutuan një urdhër për arrestimin e 47-vjeçarit të enjten në mëngjes, tha Scotland Yard.
Assange ka qëndruar në ambasadën e Ekuadorit në Britani të Madhe që nga viti 2012 pasi kishte kërkuar mbrojtje për shkak të rrezikut nga ekstradimi në Suedi, ku do të gjykohej nën akuzën për sulm seksual.
Suedia e kishte mbyllur këtë rast në vitin 2017, por Assange ishte frikësuar së fundmi se do të arrestohej nga policia britanike dhe se do të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara për shkak të publikimit të dokumenteve të ndjeshme të qeverisë amerikane.
Fraksion.com