AktualitetTë fundit

Gaz lotsjellës dhe uji me presion në protestat e opozitës; Nis hetimi për Lleshaj dhe policinë

Një kallëzim penal i ardhur nga Partia Demokratike më 18 mars është regjistruar nga Prokuroria e Tiranës në adresë të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Policisë së Shtetit.

Në padinë e depozituar nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi policia akuzohet për veprime në shkelje të ligjit. Sipas selisë blu, Policia e Shtetit ka shpërdoruar detyrën në protestat e zhvilluara nga 16 shkurti deri në 16 mars.

Për Partinë Demokratike përdorja e gazit lotsjellës dhe ujit me presion për të shpërndarë protestuesit është në shkelje të ligjit dhe tej kompetencave ligjore. Me këto veprime sipas PD, policia nuk ka pasur synim zbatimin e ligjit, por pengimin e zhvillimit të protestës.

Mbi këto pretendime të partisë demokratike prokuroria e Tiranës, ka regjistruar kallëzimin penal ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Policisë së Shtetit.

 

Fraksion.com