AktualitetOp-EdTë fundit

Ngjela: Tallja e politikës amerikane me ‘bandën e të mundurve’

Nga Spartak Ngjela

 

Dje shqiptarët panë një mënyrë të re të politikës: talljen e politikës amerikane me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, Berisha-Basha e co.

Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan tha: “të korruptuarit e shqipërisë duhet të kenë frikë”.
Nuk ishte thënë ndonjëherë kjo nga politika amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore.
Palmer e trajtoi opozitën pa mandat të Tiranës si një bandë të mundurish. 
Kurse banda na ka thënë se do të bëjë kryengritje. (!)
Të shohim se çfarë do të thotë sot.

 

Fraksion.com