Ligjin për gjykatat në Poloni shqetëson Francën dhe Gjermaninë
Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, Franca dhe Gjermania shprehën shqetësimin mbi pavarësinë e gjykatave në Poloni.
BE-ja po i bën presion Varshavës që të heq ndryshimet ligjore për të cilat vendet e BE-së besojnë se e minojnë ndarjen e pushteteve.
Javën e kaluar, Komisioni Evropian nisi një procedurë kundër Polonisë për shkak të një sistemi të ri diciplinor ndaj gjyqtarëve, të cilin Komisioni argumenton se ka për qëllim t’i trembë ata përmes dënimeve.
“Ne shpresojmë se procedura e shkeljes e nisur nga Komisioni Evropian javën e kaluar lidhur me regjimin e ri disiplinor për gjyqtarët do të lejojë disa përmirësime, veçanërisht në lidhje me të drejtën për një zgjidhje efektive përpara një gjykate të pavarur dhe të paanshme”, thuhet në deklaratën e Francës dhe Gjermanisë.
Bazuar në një prej ndryshimeve ligjore që ka ndërmarrë Polonia, gjyqtarët mund të jenë subjekt i hetimeve displinore dhe mund të sanksionohen nëse autoritetet vlerësojnë se vendimet e tyre kanë qenë joadekuate.
Në tetor të vitit të kaluar Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka urdhëruar Poloninë që “menjëherë të pezullojë” aplikimin e ligjit që parasheh ulje të moshës së pensionit për gjyqtarët e Gjykatës Supreme.
Kjo Gjykatë ka mbështetur kërkesën e Komisionit Evropian, i cili ka thënë se ligji polak nuk është në përputhje me legjislacionin evropian.
Ky komision po ashtu ka konsideruar se ky ligj ndërhyn në pavarësinë e sektorit gjyqësor.
Polonia në anën tjetër ka thënë se reformat i bëjnë gjykatat më efikase, derisa me ndryshimet e reja mosha e pensionimit për gjyqtarët është ulur nga 70 në 65.
Fraksion.com