AktualitetTë fundit

I vrari gjatë grabitjes së 10 mln eurove në Rinas, ngjan me Admir Muratajn

Ende nuk kanë dalë analizat e ADN-së, por krahasimi i shenjave të gishtave dhe këqyrja fizike e bërë nga policia dhe grupet hetimore tregojnë se personi që mbeti i vrarë dje në aksionin e grabitjes së mbi 10 mln eurove në Aeroportin e Rinasit, ka karakteristika të ngjashme me ato të Admir Muratajt.

Gjithashtu raportohet se gjatë natës është gjetur edhe një furgon tjetër i djegur në Tapizë, i cili dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit.

Mediat greke dje raportuan se personi i vrarë në aksionin e grabitjes së parave është Admir Murataj, person ky i njohur për autoiritetet greke.

Sipas mediave helene Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikalas në vitin 2013, së bashku me 10 kriminelë të tjerë të rrezikshëm shqiptarë, disa prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri.

Admir Murataj akuzohet gjithashtu për grabitjen e 850 mijë euro në maj  të 2013 nga Banka Kombëtare e Larisës, dy muaj pasi u arratisen nga burgu i Trikallas.

 

Fraksion.com