Grabitja në Rinas, Lleshaj: Koncensionari nuk ka sinjalizuar policinë
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë sot në një konferencë për shtyp, për të folur rreth grabitjes së parave në ambientet e brendshme të Rinasit.
Sipas tij ajo nuk ka arritur të sinjalizojë policinë.
Në një konferencë për mediat një ditë pas grabitjes së bujshme brenda në pistën e avionëve të aeroportit të Rinasit, Lleshaj deklaroi se udhëtarët paguajnë nga 3 euro për sigurinë, dhe vetëm kjo do të kishte mjaftuar që situata të ishte ndryshe.
“Koncensionari i ka refuzuar kërkesat e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë, por as nuk ka denjuar që të kthejë përgjigje”, tha ministri.
Ministri foli për një marrëdhënie të vështire me kompaninë koncensionare në aeroportin e Rinasit, duke thënë se autoritetet ligjore do të marrin masa.
Lleshaj tha se ishte reagimi i shpejtë i Policisë së Shtetit që tashmë në duar të autoriteteve janë një sërë provash që mund të cojnë drejt zbardhjes së grupit të grabitësve.
Lleshaj felenderoi qytetarët, për bashkëpunimin dhe besimin tek Policia e Shtetit, ndërsa nuk la pa shprehur mllef ndaj politikës që lëshon akuza.
Në përfundim të deklaratës, ministri Sandër Lleshaj garantoi udhëtarët se siguria e tyre në aeroport nuk do të cënohet.