13 prilli: PD zgjedh të protestojë natën; Rama nuk e lë Lulin në errësirë
Një protestë mbarëkombëtare është paralajmëruar nga partia Demokratike dhe aleatët e saj për në 13 prill përpara Kryeministrisë.
Ndryshe nga herët e tjera, për këtë protestë është përcaktuar ora 18:00, por që premisat e opozitës janë që pjesëmarrja masive e qytetarëve të bëjë që të shtyhet në kohë, ndoshta edhe me një rrethim gjatë mbrëmjes të Kryeministrisë.
E teksa Lulzim Basha është duke zhvilluar turin e tij kombëtar për të kërkuar mbështetje masive të qytetarëve, duket se Policia e Shtetit i druhet faktit se mund të ketë rrëmujë dhe dhunë gjatë natës.
Ende nuk dihet se cili do të jetë plani i opozitës për këtë protestë, por për të shmangur incidentet e rënda përveç gazit lotsjellës dhe ujit me presion, autoritetet kanë marrë masa shtesë.
Mësohet se nga Garda e Republikës është bërë në Kryeministri, instalimi iu dhjetëra prozhektorëve që do të ndriçojnë zonën e protestës.
Kujtojmë se për protestat para Kuvendit, Policia e Shtetit ka vendosur kamera me rezolucion të lartë, për të bërë më të lehtë identifikimin e protestuesve që përdorin dhunë.
Fraksion.com