Zv.ndihmës sekretari amerikan i shkon në zyrë Kryemadhit
Zv.ndihmës sekretari amerikan, Mathew Palmer ka mbërritur në selinë e LSI. Palmer pritet të takohet me kryetaren e kësaj force politike, Monika Kryemadhin. Pak më parë Palmer takoi Lulzim Bashën në selinë e PD.
Palmer, zhvilloi edhe një takim me gazetarët, ku u shpreh se është përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në zgjedhje.
“Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do merrte pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Përgjegjësia e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhje të ndajë vizionin me mbështetësit të punojë fort të ketë platformë politike atraktive të ketë kandidatë të fortë që të fitoje zgjedhjet” -tha Palmer në takimin me gazetarët.
Pas takimit me Kryemadhin, pritet që Palmer të zhvillojë një takim edhe me presidentin Ilir Meta.
Fraksion.com