AktualitetTë fundit

Shtrohet rruga “Belushi”; Rehabilitohet “Astiri”

Në këto 4 vite edhe zonat e njohura si periferike të Tiranës kanë njohur investime të rëndësishme, që nuk ishin kryer për vite me radhë.
Falë reformës territoriale, Kashari është një prej atyre njësive administrative, të cilat pasi janë bashkuar me bashkinë e Tiranës, janë bërë pjesë e projekteve transformuese.

Sëfundmi, Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për rehabilitimin e “Rr.Belushi” në zonën e Astirit duke plotësuar në këtë mënyrë edhe një kërkesë të hershme të qytetarëve për rregullimin e infrastrukturës në komunitet.

Zgjidhje ka marrë edhe një nga problemet e hershme të zonës së Kasharit, furnizimi me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës dhe BERZH-i kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit për investime në Bovillë dhe linjën e furnizimit me ujë në Unazën e Re, Yzberisht dhe Kashar.

Krahas investimeve të rëndësishme infrastrukturore, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të posaçme edhe ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

Në këtë njësi do të ndërtohen gjithashtu edhe dy shkolla të reja, për të ulur fluksin e nxënësve në klasa, por edhe për të eliminuar mësimin me dy turne.

 

 

Fraksion.com