AktualitetPolitikëTë fundit

Rrjedhje të tjera nga opozita: Dy kandidatë kërkojnë mandatin e deputetit

Dy kandidatë të tjerë kanë pranuar mandatin e deputetit, pasi kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit pranë Komisionit Qëndror Zgjedhor.

Ata janë Andi Përmeti, anëtar i kryesisë së FRPD dhe Eugen Bojaxhi nga radhët e LSI i cili ka garuar në zgjedhjet e shkuara në listën e qarkut të Beratit.

Andi Përmeti ka qenë ndër kandidatët që është shprehur kundër Lulzim Bashës gjatë zgjedhjeve në parti, ndërkohë që pritet të marrë mandatin e deputetit dhe të jetë pjesë e “opozitës së re”.

Ndërsa Bojaxhiu është me profesion mjek patolog dhe ka kandiduar në zgjedhjet e shkuara në siglën e LSI-së, i renditur në listën e kandidatëve me numrin 6.

Bashkë me ta shkon në 104 numri i deputetëve në Kuvend, ndërkohë që opozita e re bëhet me 25 deputetë.

Më herët ditën e sotme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin dy deputetëve të Partisë Demoraktike Arlind Çaçani në Korçë dhe Halil Jakimi në Dibër.

 

Fraksion.com