Protesta te Bregu i Lumit; Tabaku: Policia i çau kokën 76 vjeçarit
E pranishme pranë banesave të cilat do të shemben si pjesë e projektit të Bulevardit të ri, në zonën e Bregu të Lumit, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka bërë thirrje të forta.
Ajo i ka bërë thirrje shtetit që t’i dëgjojë këta banorë të cilët kërkojnë që të dëmshpërblehen njëjtë si banorët e parë në këtë projekt.
Mes të tjerave Tabaku tha se ditën e djeshme banorët janë dhunuar, ndërsa një i moshuar ndodhet në spital në sallë të operacionit, pasi nga goditjet e policisë ka marrë dëmtime në kokë, Uzur Mandri, 76 vjeç.
Ajo tha se avokati i popullit duhet të vijë dhe të shohë se ç’po ndodh me këta banorë dhe sesi po dhunohen nga shteti.
Ndërkohë në videon e shpërndarë pak më parë nga Partia Demokratike një i moshuar shfaqej i mbuluar me gjak në fytyrë, ndërsa u pretendua të ishte dhunuar nga policia gjatë rezistencës për të mos lejuar prishjen e shtëpisë.
Fraksion.com