Përplaset autobusi i linjës Elbasan-Korçë; Aksident masiv, shumë të plagosur
Reshjet e dendura të shiut dyshohet se janë bërë shkak për një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Librazhd-Prrenjas.
Paraprakisht raportohet se një autobus i linjës Elbasan-Korçë është përplasur me një makinë, ndërsa në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera.
Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona. Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca, një nga qyteti i Librazhdit dhe një nga ai i Korçës, ndërsa ende nuk ka informacione për gjendjen e pasagjerëve.
Dyshohet se përveç motit të keq shkak për aksidentin është bërë edhe një makinë që ecte me shpejtësi, drejtuesi i së cilës ka humbur kontrollin.
Fraksion.com