“Opozita e re” në aksion; Rudina Hajdari te Bregu i Lumit: Hallin tuaj do e çoj në Strasburg!
Në mbështetje të banorëve të Bregut të Lumit ishte edhe deputetja demokrate Rudina Hajdari.
E bija e heroit të demokracisë u kërkoi banorëve që të jenë gjakftohtë, madje u premtoi se nëse nuk marrin zgjidhje, çështja e tyre do të çohet deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Ju nuk keni faj. Ne duhet të gjejmë një mënyrë që këtë çështje ta çojmë deri në Gjykatën e Strasburgut. Do ta çojmë në Gjykatën e Tiranës, Gjykata e Apelit dhe jam e sigurt që do fitoni.
Unë e di që ju nuk keni forcë tani, por duhet pak gjakftohtësitë, që kjo mos i ndodhë më familjeve të tjera. Kjo nuk është hera e parë që policia shemb banesat në këtë mënyrë barbare. Duhet të gjejmë mënyrën për ta zgjidhur”, deklaroi Hajdari.
Fraksion.com