AktualitetTë fundit

Lajmi i fundit; Grabitet makina e transportit të parave në rrugën e Rinasit

Një makinë e transportit të vlerave monetare ka rënë pre e grabitjes në Rinas.

Mësohet se autorët e grabitjes kanë qenë me një makinë pa targa dhe me mbishkrimin “Hetimi tatimor”.

Nga informacionet e para grabitja është kryer nga 4 persona të cilët kanë qenë me një furgon të bardhë.

Autorët ishin të veshur me rroba ushtarake dhe dyshohets e një person ka humbur jetën.

Nuk dihet ende sasia e parave të grabitura. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë bllokuar edhe aksin rrugor Rinals-Valias.

Policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur ndalimin e grabitësve.

Fraksion.com