‘Digjet’ kandidati për kryeprokuror; KPK shkarkon Ferdinand Elezin
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka vendosur sot të shkarkojë nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezin.
Elezi rezulton të ketë pasur probleme me pasurinë për shkak të blerjes të dy apartamenteve dhe mospagimit të taksës nga fitimet e qirasë së apartamentit në Tiranë pranë Komunës së Parisit.
Ndërkohë ai ka qenë dhe kandidat për Prokuror të Përgjithshëm, por pas këtij vendimi do të duhet t’i thotë lamtumirë kësaj ëndrre.
Pak orë më parë KPK-ja dogji edhe kreun e Apelit të Krimve të Rënda, gjyqtarin Fehmi Petku për shkak të problemeve me pasurinë.
Fraksion.com