AktualitetPolitikëTë fundit

Braçe, vizitë surprizë në Shkodër: Voltana Ademi ka blerë vota; Për krye bashkiaken edhe qentë lexojnë…

Zëvendëskryeministri  Erion Braçe ka bërë një vizitë në qytetin e Shkodrës ku ka inspektuar një sërë drejtorish në qytetin verior.

Braçe tha para mediave se edhe pse vizita e tij ishte në orët e para të mëngjesit, ka konstatuar se punonjësit kanë qenë në punë.

Numri dy i qeverisë tregoi se problemi kryesor janë vendet bosh në disa institucione.

Ndër të tjera ai ironizoi edhe kryebshkiaken Voltana Ademi lidhur me monitorimin e qenve endacakë në qytet.

“Jam këtu ashtu siç e kemi thënë për të inspektuar drejtoritë rajonale. Kam ardhur që në 8 të mëngjesit dhe i kam gjetur në punë në shumicën e drejtorive ku isha prezent.

Ajo që më shqetëson është vendet bosh që janë në disa institucione të ndryshme të cilat duhet të   plotësohem nga te rinjtë dhe për këtë nuk i duhet askujt tesera e partisë. Ketë herë në Shkodër në orë  8 të mëngjesit kazanët e mbeturinave ishin të pastruar por afër bibliotekës gjeta qentë endacakë dhe me duket në Shkodër per krye bashkiaken edhe qentë lexojnë.

Patjetër që kemi kandidatet për Shkodrën per zgjedhjet vendore dhe ju siguroj se Partia Socialiste ka një projekt të madh pë r ta ndryshuar komplet imazhin e këtij qyteti.

Me vjen keq për mënyrën si është ndërtuar Shkodra, edhe për ndërtimet dhe jo thjeshtë per mbeturinat që nëse s’janë në kazane janë në shumë vende të tjera që nuk janë pastruar dhe për këtë bashkia Shkoder ka marrë shumë gjoba nga institucionet. Sa i përket zgjedhjeve patjetër që do te futemi në zgjedhje dhe është normale që opozita të kundërshtojë qeverinë.

Kushdo që të jetë opozita në do futemi në zgjedhjet. Sinjali dhe mesazhet e ndërkombëtareve janë të qartë duke thënë se Parlamenti është legjitim, zgjedhjet kanë qenë legjitime dhe do jenë legjitime.

Zoti Palmer, zëvendësndihmës Sekretari amerikan të shtetit që është në Tiranë është një nga ata që ka lobuar fuqishëm për përparimin e Shqipërisë dhe proceset në të cilat ndodhemi.

Kujtoni ju se unë nuk kam sinjale për blerje votash në Shkodër. Edhe në Shkodër ka patur blerje pafund votash por na keni dëgjuar ndonjëherë të kontestojmë krye bashkiaken Ademi, asnjëherë përderisa zgjedhjet janë certifikuar si legjitime.

Do vazhdojmë të punojmë fort në çdo qytet për të ndryshuar imazhin, edhe në Shkodër”, tha Braçe.

 

Fraksion.com