AktualitetPolitikëTë fundit

Zgjidhet kriza politike: Matthew Palmer vjen sot në Tiranë

Duket se pas përpjekjeve pa rezultat të europianëve, në lojë për të zgjidhur krizën politike shqiptare futet edhe diplomacia amerikane.

Nuk dihet nëse situata kritike politike do të marrë një kthesë të re me vizitën e zv. ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, por ajo që dihet është se  sot ai do të mbërrijë Tiranë, në kuadër të një turi ballkanik.

Palmer vjen në Shqipëri në një kohë kur opozita e bashkuar ka djegur mandatet ndërsa ka paralajmëruar edhe protesta të vazhdueshme në vend, ndërsa mazhoranca po përgatitet për zgjedhje.

Protestat e vazhdueshme paralel me seancat plenare shpesh herë janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë të pranishme në terren, për mbarëvartjen e situatës.

Takimin e parë zyrtari amerikan do e ketë me kryeministrin Edi Rama të hënën, ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta.

Në të njëjtën ditë, Palmer do zhvillojë një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas takimeve me zyrtarët e lartë, mësohet se Matthew Palmer do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë.

 

Fraksion.com