AktualitetPolitikëTë fundit

Soreca: Lufta kundër korrupsionit është prioritet kyç

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca,ka theksuar sot ndër të tjera se lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik.

Ai tha se Bashkimi Europian mbështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.

Në fjalën e tij në aktivitetin me temë ‘Rrugëtimi drejt ngritjes dhe funksionimit të sistemit të ri elektronik të deklarimit të interesave private të personave të zgjedhur dhe disa nëpunësve publik’ Soreca e konsideroi luftën ndaj korrupsionit si prioritet kyç  për Shqipërinë.

“Lufta kundër korrupsionit është prioritet kyç, korrupsioni ul reputacionin e vendit. Lufta ndaj këtij fenomeni kërkon kërkon vullnet politik. Sistemi i deklarimit të pasurisë është i rëndësishëm” u shpreh Soreca ndërsa shtoi se korrupsioni ka efekt shkatërrues në ekonomi.

“Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit dhe ndajmë barrën e kësaj lufte. Kjo luftë kërkon vullnetin politik të autoriteteve përgjegjëse dhe përkatëse ne vend. Këto autoritete janë marrësit e parë të këtij mesazhi nga BE.

Ajo që duket qartë nga korrupsioni është që në fund të fundit ata që janë më të ekspozuar janë qytetarë e thjeshtë, që nga studentët apo biznesmenët. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit dhe ndajmë barrën e kësaj lufte.

Kjo luftë kërkon vullnetin politik të autoriteteve përgjegjëse dhe përkatëse ne vend. Këto autoritete janë marrësit e parë të këtij mesazhi nga BE. Ajo që duket qartë nga korrupsioni është që në fund të fundit ata që janë më të ekspozuar janë qytetarë e thjeshtë, që nga studentët apo biznesmenët.

Në aktivitet, krahas ambasadorit të BE-së ishte edhe kreu i ILDKPKI-së.

 

Fraksion.com