Rusia ndërhyn edhe në Libi; OKB i kërkon trupave të Haftar që të ndalojnë marshimin drejt Tropolit
Këshilli i Sigurimit të OKB-së kërkon që trupat e gjeneralit renegat libian, Chalifa Haftar të ndalojnë marshimin e tyre drejt Tripolit.
Që prej rrëzimit të detyruar me forcë me ndihmën edhe të perëndimit, të pushtetmbajtësit Muammar al – Gaddafi, në vitin 2011, në vend sundon kaosi.
Luftëtarët e Haftarit po kërkojnë të rimarrin kryeqytetin libian, ku ndodhet në pushtet qeveria e kryeministrit Fajis al-Sarradsch, e njohur nga ndërkombëtarët.
Gjenerali renegat përkrahet nga Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti.
Po ashtu si qeveria e Saradsch-it edhe LNA e Haftarit është e lidhur me shumë milicë lokalë.
Në afërsi të Tripolit, trupat paraushtarake besnike të ekzekutivit kanë zhvilluar luftime të ashpra me trupat e Haftarit, luftëtarët e të cilit u raportua të kenë marrë kontrollin e aeroportit ndërkombëtar që ndodhet në rrethinat jugore të qytetit.
Fraksion.com