AktualitetPolitikëTë fundit

Rama sjell shembuj të suksesit në agropërpunim

Kryeministri Edi Rama ka sjellë sot shembullin e një kompanie përfituese nga fondet e Agjencisë të Zhvillimit Bujqësor e Rural.

Falë mbështetjes së qeverisë, kjo kompani agropërpunimi në tregtimin e hudhrave ka rritur prodhimin nga 200 kg në 2 ton në ditë, duke punësuar kështu 70 persona.

Administratori i kësaj kompanie shprehet se, “të rrisësh prodhimin nag 200 kg në ditë në 2 ton në ditë mund të duket një ëndërr e pamundur, por falë ndihmës së AZHBR-së është bërë realitet”.

“Investimet e realizuara në pajisje, duke rritur dukshëm kapacitetet tona, bëjnë që prodhimet 100% shqiptare të jenë të pranishme në tregjet botërore si në Holandë, Angli, Gjermani dhe deri në Zelandën e Re. Kudo të ndodheni në botë, së shpejti do të gjeni një copëz Shqipëri, në çdo treg ku ofrohen prodhime bio, cilësore dhe të shijshme”, thotë ai.

Prodhimet 100% shqiptare janë tashmë të pranishme në tregjet botërore si në Hollandë, Angli, Gjermani dhe deri në Zelandën e Re, kjo falë edhe skemave mbështesë të qeverisë që fuqizojnë kompanitë e agropërpunimit.

Postimi i z. Rama:

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë shembull domethënës të suksesit në agropërpunim, falë edhe mbështetjes financiare të qeverise, ju uroj një javë të mbarë 👍”

 

 

Fraksion.com