AktualitetTë fundit

Pako e dyshimtë pranë zyrës ligjore në Vlorë, alarmohen qytetarët

Dyshimet për një sasi lënde plasëse pranë një zyre avokatie në Vlorë kanë vënë në panik punonjësit dhe kalimtarët.

Ndërkohë që policia në vendin e ngjarjes është angazhuar me urgjencë për të bërë rrethimin e zonës.

Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme rreth orës 14:14, në lagjen “Hajro Çakërri”, në Vlorë dhe zyra e avokatisë ndodhet pranë gjykatës së rrethit.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Priten dhe forcat xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve.

 

Fraksion.com