Libi: Qeveria e unitetit shpall kundёrsulmin
Gjenerali me influencё Haftar do ta vendosё Libinё nёn kontrollin e vet – qeveria e njohur ndёrkombёtarisht nё Tripoli tashmё ka nisur kundёrofensivёn. Ushtria e SHBA-sё i tёrheq pёrkohёsisht ushtarёt nga Libia.
Kryeministri i qeverisё sё unitetit, Fajis al-Sarradsh, tё shtunёn (06.04) shpalli rezistencёn energjike kundёr Haftar-it. Shpallja e luftёs nga gjenerali separatist do tё hasё nё “dhunё dhe vendosmёri”, theksoi Sarradsh nё njё fjalim nё televizion. Njёkohёsisht ai paralajmёroi nga njё “luftё pa fitues”.
Ushtria e SHBA-sё tёrheq ushtarёt nga Libia
Ndёrkaq komandoja pёr Afrikёn e Ushtrisё sё SHBA-sё njoftoi, se njё kontigjent ushtarёsh ёshtё tёrhequr pёrkohёsisht pёr shkak tё pёrshkallёzimeve tё fundit nё Libi. Kushtet e sigurisё nё kёtё vend janё tё paparashikueshme, deklaroi komandanti Thomas Waldhauser. Gjendja vazhdon tё mbahet nёn vёzhgim. Se sa ushtarё do tё tёrhiqen dhe ku do tё zhvendosen ata, pёr kёtё ai nuk bёri asnjё deklarim.
Kaos prej vitesh
Gjenerali Haftar ёshtё me qeverinё nё LIndje tё vendit, e cila konkuron me qeverinё e unitetit nё Tripoli. Vёzhguesit druajnё, se nё vendin afrikan-verior kёrcёnon njё luftё e re civile. Qё pas rrёzimit tё Muammar al-Gaddafi nё vitin 2011 nё vend janё pёrhapur shumё milicё.
OKB synon ta zbusё situatёn
Pavarёsisht ofensivёs nё Tripoli do tё zhvillohet sipas planifikimit konferenca mbarёpartiake pёr tё ardhmen e Libisё e pёrcaktuar tё mbahet nё mes tё muajit. Nё tё ёshtё parashikuar tё marrin pjesё 150 delegatё, tё cilёt nga 14 deri mё 16 prill do tё pёrcaktojnё nё qytetin Ghadames datat pёr zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. OKB-ja ёshtё e “vendosur” qё tё zhvillohet konferenca, “me pёrjashtim tё rastit nёse kёtё nuk do ta lejojnё rethanat”, tha i dёrguari special i OKB-sё pёr Libinё, Ghassan Salamé. Synohet qё “pavarёsisht pёrshkallёzimit tё garantohet suksesi i procesit politik”, theksoi ai.
Fraksion.com