12 vite burg për Klement Balilin
Pas dështimit në tre seancave gjyqësore, është dhënë sot pretenca për Klement Balilin.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e tij me 18 vite burg dhe duke pranuar gjykimin e shkurtuar, dënimin përfundimtar me 12 vjet burg.
Ish-zyrtari i lartë akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave.
Si prova fajësie u renditen përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.
Por se nëse gjykata do të vendosë të shpallë fajtor Balilin dhe të pranojë pretencën e prokurorisë, ai përfiton edhe nga gjykimi i shkurtuar, duke u dënuar me 12 vite burg.
Kelmend Balili u vetëdorëzua pas dy vitesh arrati.
Ai mohon të jetë përfshirë në veprimtari kriminale dhe këmbëngul për pafajësi.
Fraksion.com