AktualitetTë fundit

Në pranga korrieri shqiptar; 1.5 milionë euro drogë në makinë

Një shqiptar është arrestuar me 6 kg kokainë në Livorno të Italisë. Mediet fqinje raportojnë se shqiptari po e transportonte lëndën narkotike, me një vlerë prej 1.5 milionë euro me traget. Shqiptari ishte duke udhëtuar së bashku me partneren e tij dhe vajzën 5 vjeçe.

Operacioni lindi nga një kontroll i thjeshtë i policisë nw port. Në momentet që 43-vjeçari pa oficerët, u nervozua. Si pasojë e kësaj, policia ushtroi kontroll në automjetin me të cilin lëvizte shqiptari, me partneren dhe vajzën e tij 5 vjeçe. Policia vuri re anomali tek kroskoti i makinës dhe vendosën që ta shoqëronin shqiptarin në komisariat.

Duke kontrolluar plotësisht automjetin, u vu re se pronari kishte çmontuar airbag-un, ku brenda të cilit u gjetën 6 kg kokainë dhe 16 gramë heroinë. Vlera e drogës në treg do të shkonte rreth 1.5 milion euro. Ai u arrestua dhe transferua në burgun “Bancali”në Sassari, ndërsa partnerja e saj, 38 vjeçe, me origjinë rumune, u denoncua si bashkëpunëtore.

 

Fraksion.com