AktualitetPolitikëTë fundit

Incident në Tiranë: Serbia refuzon të ulet në një tryezë me Kosovën

Tensionet  Kosovë-Serbi  vijnë edhe në Tiranë.

Një incident ka ndodhur këtë të premte në Tiranë, ku pritej të mbahej një konferencë mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, organizim i cili nuk u bë.

Shkak për këtë incident ka qenë përplasja mes delegacionit serb dhe atij kosovar. Delegacioni serb nuk ka pranuar që në konferencë të jetë pala e Kosovës. Organizimi është kryer nga OKB-ja dhe sipas delegacionit serb, pala kosovare ka ardhur e vetme dhe jo nën siglën e UMNIK-ut.

Në një prononcim për median, Ministri Fatmir Matoshi është shprehur se ishte një situatë e papranueshme.

Matoshi: Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë me rregulla strikte të Kombeve të Bashkuara që Kosova të jetë e përfaqësuar nën siglën e UMNIK-ut ose të personave të Kosovës të shoqëruar nga zyrtarë të UMNIK-ut, gjë që për zyrtarët e Kosovës është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë. Ne kemi shfrytëzuar mundësinë që të takojmë gjithë donatorët dhe të kërkojmë mbështetjen e tyre. Tashmë do të zhvillohet një konferencë vetëm në nivel teknik”

Nga ana tjetër Ministri i Mjedisit të Shqipërisë Blendi Klosi u shpreh se përfaqësia e OKB-së vetë e ka pranuar prezencën e Kosovës në tryezë.

Ministri Klosi: Të gjithë e kanë pranuar Kosovën si pjesë e këtij diskutimi. Për ne nuk është normale që të bëhet një konferencë për klimën e rajonit dhe të mos jetë Kosova e pranishme

 

Fraksion.com