Life StyleTë fundit

Harry nuk flet me mbretëreshën Elizabeth! Zbulohet shkaku

Princi Harry i Anglisë, flitet se i ka prishur marrëdhëniet me gjyshen e tij, mbretëreshën Elizabeth.

“The Sun”, shkruan se vëllai i William, prej kohësh nuk flet me gjyshen e tij, dhe krisja mes tyre ka ardhur për disa arsye.

Pikë së pari thuhet se Harry, është inatosur për shkak se sovrania i ka ndaluar nuses së tij, Meghan Markle, që të përdorë argjendaritë e familjes mbretërore.

Kjo pasi Meghan nuk mund të përdorë disa nga argjendaritë që më parë i ka pasur Lady Diana. Duket se shkak për këtë vendim, është bërë se dukesha e Sussex, ka thyer disa herë protokollin.

Mirëpo ky vendim nuk është pritur mirë nga Harry, i cili është ndjerë i diferencuar, për shkak se Kate Middleton, nusja e vëllait William dhe mbretëresha e ardhshme, është e lirë që të përdorë çdo gjë, shkruan noa.al.

Jo vetëm kaq, por shkak për krisjen e raporteve duket se është bërë edhe sfida në rrjetet sociale që Harry dhe Meghan i bënë familjes mbretërore. Kjo pasi, pak ditë më parë, çifti hapën një profil në Instagram, të ndarë nga Kate dhe William.