AktualitetKosovaTë fundit

Haradinaj udhëton drejt SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar të premten drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ftesë të komunitetit katolik shqiptar “Shën Pali” në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Haradinaj do të zhvillojë takime edhe me përfaqësuesit e komunitetit katolik shqiptar dhe autoritetet në Detroit, por edhe me zyrtarë të tjerë amerikanë.

Kjo është vizita e parë e Haradinajt në SHBA, që prej vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në nëntorin e vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të pezullojë taksën, me qëllim që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Haradinaj gjatë muajit janar nuk kishte marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ndonëse kishte pranuar ftesë për këtë ngjarje, duke thënë se “me këtë klimënme taksën nuk shkoj kësaj here por duhet pritur të shkoj më vonë”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com