AktualitetBota+Të fundit

Dhjetëra persona vdesin si pasojë e sulmit të talibanëve në Afganistan

Zyrtarët afganë kanë thënë se qindra militantë talibanë kanë sulmuar provicën Badgis, duke lënë të vrarë dhjetëra ushtarë qeveritarë dhe zyrtarë policorë.

Guvernatori i disktriktit, Bala Murhab, Waris Sherzad, ka thënë se të paktën 30 zyrtarë të sigurisë janë vrarë prej kur talibanët kanë nisur sulmet më 3 prill. Sipas tij luftimet janë duke vazhduar ende.

Udhëheqësi i Këshillit të kësaj province, Abdul Aziz Baig, ka thënë se luftëtarët talibanë kanë pushtuar disa zona të sigurisë jashtë selisë së qeverisë.

Ai ka thënë se vetëm selia e policisë së provincës dhe baza e ushtrisë afgane janë nën kontroll të qeverisë.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë përmes një deklarate më 4 prill se forcat qeveritare janë larguar nga pikat e pozicionuara, në mënyrë që t’i anashkalojnë viktimat civile.

Kjo minstri po ashtu ka njoftuar se ka kërkuar nisjen e sulmeve në disa pozicione të talibanëve.

Zëdhënësi i talibanëve, Qari Yusuf Ahmadi ka thënë se grupi militant ka sulmuar nga katër drejtime.

Ky sulm ka ndodhur në më pak se tre javë prej kur 50 ushtarë qeveritarë janë vrarë gjatë një beteje me talibanët në këtë provincë.

 

Fraksion.com