AktualitetPolitikëTë fundit

Basha takon studentët e Politeknikut: Ja projekti i PD për studentë

Pas kthimit nga vizita zyrtare në Gjermani, kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar me studentët e Universitetit të Politeknikut në kryeqytet me të cilët ka bashkëbiseduar për disa çaste.

Basha i premtoi studentëve se me ardhjen e PD-së në pushtet do të mundësojë praktikë në bazë të konkurencës së ndershme për 10 mijë studentë në vit. Ai u shpreh se qeveria do të financojë këtë projekt, njësoj si në Gjermani, dhe do të sigurohet që të mos ketë abuzime.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Së pari ju falënderoj për këtë mundësi. Fillimisht do doja që gjithsecili prej jush të shprehet. Kur tregoni problemin personal përfaqësoni bashkëmoshatarë tuaj që kanë të njëjtat probleme. Pra, në qoftë se ka një preukopim që e mundon studentin që në vitin e parë. Ky prekuopim është më i madh në gjendjen që ndodhet vendi. Peshorja duhet të anojë nga ju në gjendjen që ndodhet vendi.

Duhet të jetë produkt i një dialogu që të marrët vlerat që ndodhet gjithsecili prej jush.Në Gjermani pata mundësi të drekoja me 8 stazhierë në Bundestagun gjerman. Nga 8 stazhierë shqiptarë, dy kanë nisur punën në Bundestag dhe të gjithë ishin të zgjedhur përmes programeve të stazhit që Bundestagu ka për studentët që vijnë nga rajoni ynë.

Ky është jo thjeshtë një prioritet, por duhet të jetë një prioritet absolut për studentët tanë. Për këtë arsye ne kemi parashikuar në programin tonë, një mundësi stazhi për 10 mijë studentë shqiptarë në vit. Pra 10 mijë student shqiptarë në vit, do të përfitojnë mundësinë përmes konkurencës, të jenë diku në praktikë pune në sektorin privat apo në institucione shtetërore. Mënyra se si do të realizohet, do të reflektojë prioritetet e zhvillimit të Shqipërisë, sepse kur bën stazhin e bën me synimin që të mësohesh me praktikën e punës dhe të gjesh një vend pune. Fjala kyç këtu është një vend pune. Edhe nëqoftëse qeveria financon 100 mijë stazhe, nëse ska vende pune çfarë do të bësh?! Prandaj gjithçka duhet të jetë në funksion të krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës me kushte dhe paga dinjitoze.

 

Fraksion.com