Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s falënderon Presidentin Trump për udhëheqjen e tij të fortë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vizitoi Shtëpinë e Bardhë të martën (2 prill 2019) për një takim me Presidentin e SHBA Donald Trump.
Sekretari i Përgjithshëm e falënderoi Presidentin Trump për udhëheqjen e tij të fortë dhe përkushtimin ndaj NATO-s.
Të dy liderët diskutuan përparimin në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet për të siguruar ndarjen më të drejtë të barrës brenda Aleancës.
“Ne kemi rritur gatishmërinë e forcave tona, ne kemi arritje në luftën tonë të përbashkët kundër terrorizmit dhe po investojmë më shumë,” tha Sekretari i Përgjithshëm.
Ai theksoi se Europa dhe Amerika Veriore po bëjnë më shumë së bashku, dhe Aleatët Evropianë dhe Kanadaja pritet të shtojnë 100 miliardë dollarë më shumë për buxhetet e tyre të mbrojtjes deri në fund të vitit të ardhshëm.
Sekretari i Përgjithshëm është në Uashington DC për takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s për të shënuar 70 vjetorin e themelimit të Aleancës.
Fraksion.com