AktualitetTë fundit

“Destinacioni, Shqipëria”; Bllokohen në aeroportin e Parisit valixhet me 23 milionë euro

Bllokohen në aeroportin “Charles de Gaulle” të Parisit, dy valixhe me 23 milionë euro.

Një shtetas nga Mali i cili do të kalonte tranzit për në Malajzi, u arrestua gjatë kësaj të marte nga policia franceze, me valixhet me shumën e madhe të parave.

Sipas mediave franceze bëhet fjalë për valixhe diplomatike të lidhura me shtetin e Malit, teksa shkruajnë se kjo shumë do të dërgohej në Shqipëri.

Më tej nënvizohet se destinacioni i parave ishte Shqipëria, duke e cituar edhe si vend ku pastrohen lehtësisht paratë e pista.

Duke cituar burime nga policia pariziene, mediat thonë se dërgesa ishte për në Shqipëri, e cila njihet si “parajsë fiskale”.

Megjithatë për shkak se valixhet janë diplomatike, dyshohet se pas tyre fshihet një zyrtar i lartë.

Më konkretisht në valixhe u gjetën15 miliardë Franga FCFA, e cila është valutë afrikane, ose rreth 23 milionë euro.

 

Fraksion.com