AktualitetPolitikëTë fundit

Basha mungon sot në protestë; Ikën në Gjermani

Ndërkohë që sot deputetët e shumicës do të zhvillojnë seancën plenare të  e radhës, opozita ka thënë se do të protestojë sërish përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e qeverisë.

Por kreu i PD, Lulzim Basha, do të mungojë për shkak të angazhimeve jashtë vendit, kështu që peshën kryesore në protestën e sotme do ta mbajnë të rinjtë e forumit rinor të PD-së,
Basha është nisur të martën drejt Gjermanisë, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.
Policia nga ana e saj ka hartuar një plan të detajuar masash, për të mos lejuar përplasjen e protestuesve me deputetët e shumicës.
Fraksion.com