AktualitetPolitikëTë fundit

Reforma në drejtësi nuk do të ndalet; SHBA: Presim më shumë nga prokuroria

SHBA  pret më shumë sa i takon ndjekjeve penale.

Ky është mesazhi që e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones  nënvizoi në takimin që u mbajt paraditen e sotme në ministrine e Brendshme ku u zhvillua eventi për “Menaxhimin e çeshtjes”.

” Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të sjellë së shpejti prokurorët e SPAK, dhe më pas Byronë Kombëtare të hetimit . Prokurorë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë po këshillojnë prokurorët shqiptarë të cilët tashmë po sjellin ndjekje penale të dukshme dhe ne presim më shumë.”

E Ngarkuara me punën nënvizoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjitha institucionet e reja shqiptare, si këshillat dhe SPAK si dhe institucionet ekzistuese që janë të dedikuara për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe nuk do të ndalet’ theksoi ajo.

 

Fraksion.com