Rama tregon pamje të Rilindjes turistike dhe ekonomike të Korçës
Kryeministri Edi Rama u ndal sot te projektet që kanë ndryshuar Korçën dhe investimet në qytetin juglindor.
Investimet në kuadër të rilindjes turistike dhe ekonomike kanë transformuar Korçën.
Transformimi i Pazarit të Vjetër, investimet në Parkun e qytetit, ndërtimi i Markatës së Shijes etj, janë vetëm disa nga projektet që kanë transformuar “zemrën” e qytetit.
Në qarkun e Korçës qeveria ka investuar dhe zbatuar 406 projekte gjatë mandatit të parë, ndërkohë që po bëhet gati për një paketë të re ndërhyrjesh prioritare për vitet 2018-2020.
Paketa bazohet në tre drejtime kryesore: turizmin, mbështetjen e bujqësisë dhe fuqizimin dhe diversifikimin e sektorëve të industrive përpunuese, pa lënë mënjanë edhe të gjitha ndërhyrjet në infrastrukturë, energji, menaxhimin e mbetjeve, ujësjellës, kanalizime, ujitje, kullim, trashëgimi kulturore, arsim e shëndetësi.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këto pamje të Rilindjes turistike dhe ekonomike të Korçës, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”, shkroi Rama në Facebook.
Fraksion.com