Qeveria maqedonase sqaron pse nuk u ekzekutua himni kombëtar gjatë pritjes së kryeministrit grek
Gjatë pritjes së kryeministrit grek Aleksis Tsipras, në Shkup nuk është ekzekutuar himni kombëtar i Maqedonisë së Veriut.
Qeveria maqedonase është shprehur se kjo ka ndodhur për shkak të vonesës së aeroplanit të Tsipras dhe duhet të hiqnin dorë nga të gjitha ceremonitë protokollare.
Por në opinionin qarkullojnë zëra se himni u anashkalua pasi në tekst nuk është vendosur emri i ri i shtetit, raporton Alsat M.
Fraksion.com