AktualitetLife StyleTë fundit

“Një rrëfim tjetër” për Sllobodan Millosheviq; Truproja i publikon libër

Goran Pajic, truproja i ish-presidentit famëkeq të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, ka shkruar një libër të titulluar “ Një rrëfim tjetër”, në të cilën ka rrëfyer për përvojat e tij me Millosheviqin përgjatë viteve të 90-ta, Konferencën e  Rambujesë, tensionet brenda konferencës, bombardimet e NATO-s, e deri tek arrestimi i tij në vitin 2001.

Pajic në një intervistë për ‘Tv Happy’, ka thënë se prej vitit 1990 deri në vitin 2001 ka qenë afër Millosheviqit dhe familjes së tij, duke parë kështu të gjithë momentet dramatike nëpër të cilat ka kaluar Serbia.

për njeriun përgjegjës për qindra mijëra vrasje në luftërat e viteve 90 të ai thotë se

Sipaas tij familja Millosheviq ka pasur sjellje të mira ndaj pjesëtarëve të sigurimit duke o ofruar edhe përgatitur ndonjëherë edhe ushqim atyre. Madje ai thotë se Millosheviq i ka lejuar edhe të freskohen në pishinë. Pajic ka treguar se ish –komandanti i njohur boshnjak Naser Oric kishte qenë pjesëtar i sigurimit të rezidencës së Millosheviq gjatë viteve 88-89 kur objektet e tilla i kishte siguruar SAJ (njësia speciale antiterroriste).

“Qëllimi im ka qenë të tregoj se çfarë ka qenë z.Millosheviq. Ka pasur tregime se ai ka qenë Hitleri i ri, se ka qenë Kasapi i Ballkanit…unë kam dashur të rrëfej detaje sepse ka qenë pjesë e sigurimit 6 ditë në javë” ka thënë Pajic duke shtuar se çifti Millosheviq ishin njerëz modestë në shtëpi, praktikë dhe të qasshëm lehtë.

“Gjithmonë kanë komunikuar në mënyrë të përzemërt  nuk e kanë ngritur tonin asnjëherë edhe kur gabonim”.

Ai ka treguar se pak ditë para se të fillonin bombardimet e NATO-s kishin marrë informacione se një nga targetet e bombardimit të do ishte edhe Rezidenca në të cilën kishte qëndruar Josip Broz Tito dhe më pas Sllobodan Millosheiviqi.

Ai gjithashtu ka rrëfyer  se gjatë bombardimeve të NATO-s, kanë pasur informacione se dikush është përpjekur që të gjej vendndodhjen e Sllobodan Millosheiviqit përmes satelitëve, në përpjekje e sipër për ta likuiduar atë.

Pajic ka zbuluar se gjatë gjithë periudhës së bombardimeve të NATO-së, Millosheviq kishte qëndruar në një vilë në Dorcol në pjesën e vjetër të qytetit të Beogradit.

Ai thotë se ka qenë dëshmitar i shumë takimeve të rëndësishme me të huaj të cilat kanë ndodhur në villen ku ka qëndruar Millosheviqi, njeriu përgjegjës për qindra mijëra vrasje në luftërat e viteve 90-ta.

“Dera e sallës së mbledhjeve shpesh ishte e hapur, kështu që mund të dëgjonim se çfarë po fliste Millosheviq me mysafirët. Kam dëgjuar shumë histori. Ato kanë lënë përshtypje të mëdha tek unë “, ka thënë Pajic.

Ish-truproja ka rrëfyer edhe një moment kur Shërbimet e Inteligjencës serbe i kishin treguar atij se njëri nga gjeneralët e ushtrisë serbe Momcillo Preisic ishte një spiun i Amerikës.

“Millosheviqi ishte i zemëruar kur gjenerali Ljubisa Velickovic në nëntor të 1998 së bashku me shërbimet e inteligjencës thanë se kishin dijeni se shefi gjeneral i armatës jugosllave, Momcillo Perisic, ishte një spiun amerikan. Ai u zemëruar dhe kërkoi që menjëherë t’i sillej në zyrë Perisic “ A do të ma sillni këtu tani” rrëfen Pajic.

Ai tregon edhe momentin e takimit, duke treguar për të gjithë sulmet verbale që Millosheviq kishte bërë në drejtim të Perisic.

“ A nuk ke turp që po e tradhton vendin tënd. Ik nga nga këtu menjëherë”, i kishte thënë Millosheivq.

Ndërsa Perisic ishte mbrojtur duke thënë se nuk ishte një spiun dhe se gjithçka ishte një rrenë, tregon Pajic, transmeton Gazeta Express.

Ai ka treguar edhe për përplasjen e ashpër që Millosheviq ka pasur me diplomatin amerikan, Richard Holbrooke, pasi që Millosheviqi nuk pranonte asnjë ofertë për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë.

“ Ai i tha që NATO-ja do të ketë një bazë në Serbi dhe se sovraniteti do t’iu kalonte atyre, gjithashtu Millosheviqi në qeverinë e tij do të merret gjithçka që donte. Në atë moment Millosheviqi tha që nuk mund ta bëj një gjë të tillë, dhe se si president i vendit nuk mund të vendoste në kurriz të popullit. Presidenti tha që do të luftonte që të mos lejonte popullin serb të shndërrohej në koloni”, rrëfen Pajic.

Ndërkohë ai thotë se pas kësaj rezistencë të Millosheiviqt, Holbrooke kishte reaguar ashpër duk e kërcënuar.

“Ne do të të shtypim, do të shkatërrojmë, ju duhet të pajtoheni me të “, rrëfen Pajic.

Ai ka rrëfyer edhe për momentin e arrestimit të Sllovodan Millosheviqit në prillin e vitit 2001.

Sipas Pajic, Millosheviq kishte thënë se nuk do të ikte.

“Ishte një kaos në rezidencë dhe përreth saj. Ne kishim informacione se ata jo vetëm që dëshironin ta arrestonin por edhe ta mbytnin. Në atë moment një gjeneral hyri brenda në dhomë dhe tha se është një dalje sekrete nga shtëpia dhe se ushtria për një gjysmë ore do të merrte situatën në dorë. Por sidoqoftë Slloba tha ‘ Nuk kam ndërmend të largohem. Unë si kam bërë askujt asgjë të keqe” , rrëfen Pajic i cili thotë se “Ai e dinte fatin e tij”./GazetaExpress/

 

Fraksion.com