AktualitetTë fundit

Në pranga atë e bir: I vunë flakën mobilerisë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Fushë-Krujë, për zjarrvënie të një mobilierie.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit A.M 26 vjeç dhe N.M 58vjeç.

Të dy këta shtetas, mësohet se me bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 02: 50, gjatë ditës së djeshme, i vunë zjarrin mobilirisë në pronësi të shtetasit B.D 55 vjeç.

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, ku në Nikel të Krujës, u përfshi nga flaket një mobilieri.

Falë reagimit profesional dhe në kohë të shërbimeve të Policisë së Krujës, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 26 vjeç dhe N. M., 58 vjeç, banues në Tapizë, Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, për motive të dobëta në bashkëpunim me njëri tjetrin, në orën 02:50, të datës 1 prill në Tapizë, i kanë vënë zjarrin mobilierisë në pronësi të shtetasit B. D.,55 vjeç, banues në Tapizë. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit të arrestuar N. M., është gjetur një armë zjarri “pushkë”, model 56, pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar në nenet 151/2, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

At e bir janë ndaluar nga policia në Nikël të Krujës, të akuzuar për shkatërrim të pronës së tjetrit përmes zjarrvënies, pas ngjarjes së raportuar mëngjesin e së hënës, kur u dogj një mobilieri.

 

Fraksion.com