151 kg kanabis nga Mali i Zi në Shkodër; Kapen një shkodran e dy malazezë
Një 25-vjeçar nga Shkodra dhe dy shtetas malazezë, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike, janë arrestuar nga policia e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “Bardhaj”, gjatë të cilit janë sekuestruar 151 kg marijuanë dhe dy automjete.
Automjeti ishte futur në tokën shqiptare nga 42-vjeçari R.B., shtetas malazez me banim në Danilograd. Veç drogës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy automjete, 5 telefona celularë, një palë dylbi dhe një sasi valute.
Policia dyshon se në këtë aktivitet kriminal mund të ketë persona të tjerë të përfshirë, ndaj vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Të ndaluarit do të procedohen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës për “trafik narkotikësh, në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, por edhe “prodhim e shitje narkotikësh, në bashkëpunim”.
Fraksion.com